Transmetuar më 28-08-2026, 13:41

GJIROKASTËR – Një konflikt fizik mes katër personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në konflikt janë përfshirë dy vëllezër dhe dy persona të tjerë. Gjatë përplasjes, njëri prej vëllezërve ka marrë dëmtime të lehta, pasi dyshohet se është goditur me qytën e një pistolete.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, me inicialet A. R. dhe K. S.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit