Transmetuar më 28-08-2026, 13:31

Objekti i dyshimtë u gjet në rrugë, në lagjen nr. 3. Policia rrethoi zonën, ndërsa specialistët xhenierë ndërhynë dhe eliminuan rrezikun. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

DURRËS – Një sasi e vogël lënde plasëse, e lidhur me një aparat celular, është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë të lagjes nr. 3 në Durrës.

Pas konstatimit të objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë kanë siguruar menjëherë perimetrin e zonës dhe kanë marrë masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët kanë kryer ndërhyrjen dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse. Sipas Policisë, bëhej fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse, e lidhur me aparatin celular, ndërsa pas ndërhyrjes është eliminuar çdo rrezik i mundshëm për qytetarët.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për përcaktimin e autorësisë dhe qëllimit të vendosjes së lëndës plasëse.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit