Transmetuar më 28-08-2026, 12:04

Ethet e Nilit Perëndimor kanë shënuar një përhapje të ndjeshme në rajon dhe Evropë. Vetëm në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 53 raste (50 të konfirmuara dhe 3 të dyshuara) dhe 6 viktima, ku viktima e fundit është një 72-vjeçar nga Shkupi që ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar klinike.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë konfirmuar zyrtarisht rastin e parë të infektimit në vend. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Korçës. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka bërë thirrje për qetësi, duke kujtuar se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Përhapja e këtij virusi ka prekur rëndë edhe shtetet fqinje dhe Evropën. Italia kryeson me 432 raste dhe 17 viktima, ndërsa Greqia ka raportuar 232 raste dhe 19 vdekje.

Epidemiologët theksojnë se rreth 80% e të infektuarve nuk shfaqin aspak simptoma. Megjithatë, personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuarit ndaj formave të rënda, ndërsa theksohet se nuk ekziston ende një trajtim specifik mjekësor përveç kujdesit mbështetës spitalor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit