

Dy efektivë të forcave speciale “Shqiponja” janë pezulluar menjëherë nga detyra, pasi u bënë shkak për shpërndarjen në media të fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Ngjarja ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Standardeve Profesionale, e cila ka nisur një hetim administrativ për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të ndëshkuar shkeljen e rëndë të sigurisë dhe sekretit hetimor.
Ergys Agasi, i cili u arrestua së bashku me ish-efektivin Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës pas një operacioni të ndjekur nga SPAK, akuzohet për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të AKSHI-t në bashkëpunim me Ermal Beqirajn. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet e thelluara për dosjen e korrupsionit, si dhe për përgjegjësinë e punonjësve të policisë që lejuan rrjedhjen e imazheve nga ambientet e brendshme të komisariatit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






