Transmetuar më 28-08-2026, 10:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, ku janë përfshirë në një përplasje dy kamionë dhe një automjet i vogël. Siç dëshmohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, goditja ka qenë tejet e fortë, duke bërë që makina e vogël të shkatërrohet plotësisht dhe të bëhet "petë" mes mjeteve të tonazhit të rëndë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të nisur hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti masiv, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e personave që ndodheshin në automjete.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit