

Një objekt i dyshimtë i përbërë nga një aparat celular dhe një masë tjetër, i konstatyari në rrugën paralele me portin detar të Durrësit, ka vënë në lëvizje autoritetet policore mëngjesin e sotëm. Forcat e rendit rrethuan menjëherë zonën dhe vendosën një perimetër të rreptë sigurie për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve, deri në mbërritjen e ekipeve xheniere.
Sipas të dhënave paraprake nga terreni, pavarësisht dyshimeve të para, masa e dyshimtë nuk rezulton të jetë e lidhur me celularin e gjetur pranë saj. Ndërkohë, forcat xheniere vijojnë verifikimet e detajuara në vendngjarje për të përcaktuar me saktësi natyrën e plotë të objektit dhe për të normalizuar plotësisht situatën në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






