Transmetuar më 28-08-2026, 10:41

Ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Ergys Agasin, i cili u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe avokati i tij, Maks Haxhia. Megjithatë, seanca është ndërprerë menjëherë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dosjes hetimore, ndërsa ajo pritet të rinisë sërish në orën 12:00.

Ndaj Agasit ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, kohë gjatë së cilës ai ka qenë i shpallur në kërkim, përpara se të paraqitej para trupit gjykues për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit