Transmetuar më 28-08-2026, 10:30

Tragjedi për një familje në Bulqizë, pasi vajza e tyre vetëm shtatë vjeçe u nda nga jeta kur rrjedha e lumit mori katër fëmijë dhe mbyti një prej tyre.

Marisa D., 7 vjeçe u gjet e pajetë pak minuta më parë pas kërkimeve të ethshme për gjetjen e saj, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Katër fëmijët bashkë me dajën e tyre kishin dalë dje pasdite buzë lumit për tu freskuar.

Por ata i mori rrjedha e fuqishme e lumit Drin në Gjoricë të Bulqizës, pasi niveli i ujit u rrit papritur, dyshohet pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe.

Pas njoftimit të dhënë nga familjarët, shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe, pas një operacioni kërkim-shpëtimi, mundën të shpëtonin tre nga katër fëmijët dhe dajën e tyre.

Ndërkohë, vazhduan intensivisht kërkimet për gjetjen e fëmijës 7 vjeçe, e cila fatkeqësisht u gjet e mbytur pasi u mor nga rryma e fuqishme e lumit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit