

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 22 vatra zjarri, ku 3 prej tyre vijojnë të mbeten aktive dhe 4 të tjera mbahen nën mbikëqyrje. Në operacionet masive në terren janë angazhuar 288 forca operacionale, 21 automjete zjarrfikëse, si dhe helikopterë të Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri.
Vatrat kryesore aktive ndodhen në:
Mali i Dajtit (Tiranë): Flakët vazhdojnë në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku po operojnë forcat vendore dhe helikopteri i FA-së.
Vajkal (Bulqizë): Zjarri në terrenin shkëmbor me shkurre dhe dëllinja po luftohet nga 40 forca vendore, vullnetare dhe 20 efektivë shtesë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga ajri.
Sllatinë (Dibër): Vatra në pyllin me ah po mbahet nën kontroll nga 46 forca bashkiake, të ADZM-së dhe vullnetarë, me ndihmën e helikopterit për të shmangur rrezikun në pyjet me pisha.
Ndërkohë, 4 vatra të tjera në Qafë të Helmës, Arrmollë (Dibër), si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit (Elbasan) janë vënë nën kontroll dhe mbahen nën vëzhgim të rreptë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) siguron se situata po monitorohet vazhdimisht, ndërsa prioritet mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






