

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) 26-vjeçari Egzon Bytyçi, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e rëndë të ndodhur më 23 gusht 2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës. Vdekja e tij u konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri me dije se i riu ndërroi jetë rreth orës 17:15, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit gjatë incidentit.
I riu ishte duke u trajtuar nën kujdesin intensiv mjekësor që nga dita e ngjarjes, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë, policia dhe organet e drejtësisë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






