Transmetuar më 28-08-2026, 08:58

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë pasi u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht. E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua në Turqi për mjekim të specializuar, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të 16 gushtit, duke lënduar gjashtë persona, disa prej të cilëve u detyruan të hidheshin nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa ngjarja ka lënë në zi familjen e 25-vjeçares nga Shkozeti i Durrësit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit