Transmetuar më 27-08-2026, 22:27

TIRANË, 27 gusht 2026 — Një defekt në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, avaria është konstatuar në linjën e transmetimit DN 1100 mm prej çeliku, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit.

Për shkak të defektit, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Tiranës.

Ekipet teknike të Ujësjellës-Kanalizimeve ndodhen në terren dhe kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

Deri tani nuk është bërë e ditur një afat i saktë për përfundimin e punimeve dhe normalizimin e situatës. Ndërhyrja vijon, ndërsa qytetarët në zonat e prekura pritet të përballen me mungesë të përkohshme të furnizimit me ujë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit