

Tragjedi për një familje në Lezhë, pasi humbën djalin e tyre 13 vjeçar nga një aksident i dhimbshëm.
Fëmija ishte sonte rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, duke lëvizur me monopatinë.
Në një moment, automjeti me drejtues shtetasin Ervis Kume, rreth 33 vjeç, ka aksidentuar të miturin, rreth 13 vjeç, ndërsa po lëvizte me monopatinë.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje mësohet se 13-vjeçari u përplas me një makinë ku gjendeshin një çift bashkëshortësh nga Elbasani të cilët kishin edhe një fëmijë të mitur.
Automjeti i tyre tip Audi ra në kanal, ata shpëtuan për mrekulli nga ky aksident.
Policia tha se Ervis Kume është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






