

NORVEGJI, 27 gusht 2026 — Egnatia nuk ka mundur të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Europa League, duke u eliminuar nga Lillestrøm pas një ndeshjeje dramatike që u vendos në kohën shtesë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë udhëtuan drejt Norvegjisë me synimin për të shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit.
Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur Sota realizoi me kokë, duke i dhënë skuadrës shqiptare avantazhin dhe shpresën për një kualifikim të madh.
Megjithatë, Lillestrøm reagoi në fund të kohës së rregullt dhe arriti të barazojë në minutën e 82-të, duke e dërguar takimin në shtesë.
Në 30 minutat shtesë, skuadra norvegjeze gjeti edhe golin e fitores me Olsen, duke përmbysur rezultatin dhe siguruar kualifikimin më tej.
Pavarësisht eliminimit nga Europa League, Egnatia ka siguruar pjesëmarrjen në Conference League, një arritje historike për kampionët shqiptarë.
Rrogozhinasit vijojnë kështu aventurën europiane dhe do të kenë mundësinë të përballen me skuadra të tjera të kontinentit në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






