

TIRANË, 27 gusht 2026 — Tubimi qytetar në Tiranë ka hyrë në ditën e 89-të, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbajtur fjalime nga podiumi, duke përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Gjatë fjalimeve, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.
“Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri”, u shprehën protestuesit, duke bërë thirrje për vijimin e mobilizimit qytetar.
Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit kanë vijuar protestën përmes një marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Tubimi është pjesë e protestave të përditshme që zhvillohen prej 89 ditësh në Tiranë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






