

BULQIZË, 27 gusht 2026 — Zjarri i rënë në zonën e Vajkalit, në Bulqizë, po përhapet në drejtim të banesave, i favorizuar nga era e fortë.
Situata paraqitet problematike, ndërsa flakët po afrohen pranë zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e saj drejt banesave.
Era po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve, duke favorizuar përhapjen e flakëve.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrja në terren po përqendrohet në izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






