

Ngjarje e dhimbshme në Tiranë, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi u përplas fatalisht nga një makinë.
Ngjarja ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme në Farkë dhe 24 vjeçari Arbër Toçilla, banor i Tiranës, u arrestua pasi dyshohet për aksidentin.
Policia e Tiranës tha se 24 vjeçari gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, dyshohet se aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë.
Plagët që e vogla ka marrë ishin fatale dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Policia tha se ka arrestuar 24 vjeçarin e përfshirë në këtë ngjarje. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






