Transmetuar më 27-08-2026, 18:00

Makina doli nga rruga në aksin Borizanë-Thumanë. 62-vjeçari Vath Leka u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve

Krujë – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Krujë, në aksin rrugor Borizanë-Thumanë.

Viktima është identifikuar si Vath Leka, rreth 62 vjeç, raporton noa.al.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:40, Leka dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin udhëtonte, duke dalë nga rruga.

62-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit