Transmetuar më 27-08-2026, 17:19

GJERMANI – Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të rëndë të ndodhur këtë të enjte në një shkollë në Gosen-Neu Zittau, në landin Brandenburg, pranë Berlinit.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një 18-vjeçare, nxënëse e shkollës, dhe një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në përpjekje për të ndaluar sulmin, por ka mbetur i vrarë.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes. Sipas raportimeve fillestare, i riu dyshohet se ka pasur një lidhje të mëparshme me 18-vjeçaren.

Pas sulmit, në zonën e shkollës u zhvillua një operacion i gjerë policor. Forcat e rendit rrethuan perimetrin dhe ndërhynë së bashku me shërbimet e emergjencës për të garantuar sigurinë dhe për të administruar situatën.

Raportimet e para bëjnë fjalë edhe për persona të tjerë të plagosur, por numri dhe gjendja e tyre nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, motivin e sulmit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e dy viktimave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit