

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 74-vjeçar është plagosur rëndë me mjete prerëse pas një konflikti në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh”.
Policia njofton se i dëmtuari, shtetasi me inicialet F. G., 74 vjeç, administrator i pallatit, është sulmuar nga një 35-vjeçar, banor i të njëjtit objekt.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të linjës së ujit të pijshëm në pallat.
Gjatë përplasjes, 35-vjeçari Klevis Leka dyshohet se ka përdorur një thikë dhe një motorsharrë, duke i shkaktuar plagë të rënda administratorit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, policia ka arrestuar Klevis Leka, 35 vjeç, banor i pallatit ku ndodhi ngjarja.
Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar edhe mjetet prerëse që dyshohet se janë përdorur në sulm, konkretisht një thikë dhe një motorsharrë.
74-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e autorit të dyshuar.
Njoftmi i Policisë:
Tiranë Plagosi rëndë, me mjete prerëse, administratorin e pallatit ku banonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë menjëherë pas krimit, autorin. Sekuestrohen mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat. I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






