Transmetuar më 27-08-2026, 11:02

Ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Tiranë, një burrë ka plagosur rëndë me thikë administratorin e pallatit ku banonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë pas krimit, autorin e dyshuar ndërsa u sekuestruan mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, në zonën e Astirit në Tiranë.

Autori i dyshuar Klevis Leka, 35 vjeç, banor I këtij pallati, akuzohet se ka plagosur rëndë me thikë dhe madje edhe me motosharrë, administratorin e pallatit.

Policia tha se është njoftuar nga banorë që kanë parë pranë pallatit se ndodhej i plagosur administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç.

Forcat policore shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Pas veprimeve të para u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi Klevis Leka, 35 vjeç, banor i këtij pallati.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjën e ujit të pijshëm në këtë pallat.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit