

27 gusht 2026 – Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar automjetin luksoz të Ergys Agasit, i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Bëhet fjalë për një Land Rover Defender, automjet që ishte në kërkim dhe dyshohet se ishte fshehur në garazhin e një prej vilave në kompleksin “Equos Resort”.
Agasi u arrestua në zonën e Plepave, në Durrës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me BKH-në dhe SPAK-un.
Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.
Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t.
Sekuestrimi i automjetit luksoz është pjesë e veprimeve hetimore të kryera nga SPAK në kuadër të kësaj dosjeje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






