Transmetuar më 27-08-2026, 09:11

27 gusht 2026 – Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Lungomares, në Vlorë.

Mësohet se gruaja e dhunuar është 61-vjeçarja E.H., e cila dyshohet se është goditur në kokë me sqepar nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e goditjes, 61-vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, ndërsa rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë janë ende duke u hetuar.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit