Transmetuar më 27-08-2026, 09:04

27 gusht 2026 – Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm mbi fshatin Vajkal, në bashkinë Bulqizë, duke u përhapur pranë zonës së banuar.

Flakët kanë krijuar shqetësim te banorët e fshatit, të cilët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.

Situata është rënduar edhe nga tymi i dendur, i cili ka mbuluar lagjet e qytetit të Ri të Bulqizës, duke vështirësuar situatën për banorët e zonës.

Në vend pritet ndërhyrja e strukturave të emergjencave dhe shërbimeve zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur rrezikun për banesat dhe njerëzit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa situata pritet të monitorohet nga autoritetet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit