

26 gusht 2026 – Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Lyonin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit të play-off-it.
Takimi i zhvilluar të mërkurën në Francë nisi me ritëm të lartë, ndërsa skuadra turke arriti të godasë dy herë brenda pak minutash.
Ishte Vedat Muriqi ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, duke i dhënë Fenerbahçes avantazhin e parë. Vetëm katër minuta më vonë, Archie Brown dyfishoi rezultatin pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Mason Greenwood.
Lyon reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 61-të Malick Fofana ngushtoi diferencën në 2-1, duke rikthyer shpresat e skuadrës franceze për një përmbysje.
Vendasit tentuan të gjenin golin e barazimit, por dy gola të tjerë u anuluan pas ndërhyrjes së VAR-it. Tentativat e Opendës në minutën e 64-t dhe Bouache në të 71-ën nuk u konsideruan të vlefshme.
Në fund, Fenerbahçe ruajti avantazhin dhe siguroi kualifikimin, ndërsa Lyoni, pas këtij eliminimi, do të vijojë aventurën europiane në Ligën e Evropës.
Për Fenerbahçen, një prej protagonistëve kryesorë të mbrëmjes ishte sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, i cili me golin e tij në minutën e 24-t hapi rrugën drejt kualifikimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






