

27 gusht 2026 – Kombëtarja shqiptare U-21 e futbollit ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë me 4 pikë.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga Alban Bushi, u mposhtën 2-0 nga Algjeria në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, të zhvilluar të mërkurën.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Algjeria arriti të zhbllokojë takimin dhe më pas të dyfishojë avantazhin. Për ekipin algjerian shënuan Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz.
Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës.
Megjithatë, fitorja e Italisë me rezultatin 3-0 ndaj Kosovës ndryshoi renditjen e grupit. Italianët kaluan Shqipërinë falë golavarazhit më të mirë dhe siguruan një vend në gjysmëfinale.
Kështu, kuqezinjtë e mbyllin aventurën në “Taranto 2026” me një fitore, një barazim dhe një humbje në tre ndeshje.
Renditja e Grupit B Algjeria – 9 pikë Italia – 4 pikë Shqipëria – 4 pikë Kosova – 0 pikë Pavarësisht eliminimit, Shqipëria U-21 la pas një paraqitje pozitive në turne, duke marrë pikë ndaj Italisë dhe një fitore bindëse ndaj Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






