

VLORË — Një aksion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku efektivët kanë ndaluar dhe kontrolluar një numër të konsiderueshëm automjetesh.
Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të armëmbajtjes pa leje.
Efektivët kanë kontrolluar drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve, ndërsa në fokus të kontrolleve janë edhe persona me precedentë kriminalë apo që dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Hyrja e qytetit është kthyer në një pikë të rëndësishme kontrolli, me automjetet që ndalohen njëra pas tjetrës për verifikim.
Sipas të dhënave paraprake, aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të Vlorës, në kuadër të masave të ndërmarra nga policia për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e kriminalitetit.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rezultate konkrete të kontrolleve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






