Transmetuar më 26-08-2026, 22:57

TIRANË- Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.

Me të mbërritur përpara godinës ku po mbahet i arrestuari, qytetarët kanë shpërthyer në kor me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë.

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur qytetarët njëzëri në kor, duke kërkuar që pas tij të arrestohet edhe kreu i qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit