Transmetuar më 26-08-2026, 22:53

TIRANË — Operacioni policor i koduar “The Wanted” vijon edhe në kryeqytet, pak orë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku në Durrës.

Menjëherë pas arrestimit të tyre në zonën e Plepave, forcat e policisë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore në “Liqenin e Thatë”, në Tiranë.

Kontroll në banesën e Shpatarakut Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e Uljan Shpatarakut.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë kontrollit hetuesit po këqyrin ambientet e banesës, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin.

Veprimet procedurale po zhvillohen në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Hetohen lidhjet mes Shpatarakut dhe Agasit Kontrolli në banesën e ish-efektivit konsiderohet pjesë e veprimeve për të dokumentuar rolin e tij të dyshuar në çështjen nën hetim, si dhe marrëdhëniet e tij me Ergys Agasin.

Agasi dhe Shpataraku u arrestuan në Durrës pasi u lokalizuan në të njëjtin automjet. Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua në bashkëpunim me SPAK.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të publikojnë detaje të tjera mbi kontrollet dhe rezultatet e operacionit gjatë vijimit të veprimeve hetimore.

Personat e përfshirë në hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit