Transmetuar më 26-08-2026, 20:40

DURRËS — Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Operacioni është finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, në Durrës është kapur shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK. Në kuadër të të njëjtit operacion është kapur dhe arrestuar edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar.

Bëhet fjalë për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun, emrat e të cilëve ishin raportuar më herët në lidhje me hetimin e SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Arrestimi është kryer në Durrës pas lokalizimit të automjetit me të cilin udhëtonin dy personat.

Policia nuk ka bërë ende publike detaje të tjera mbi rrethanat e ndalimit dhe akuzat konkrete ndaj të arrestuarve, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e SPAK.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit