Transmetuar më 26-08-2026, 19:51

DURRËS — Është arrestuar këtë të mërkurë biznesmeni Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Agasi është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Plepa, në Durrës, nga Forcat Operacionale të Policisë, ndërsa lëvizte me automjet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale të Elbasanit.

Ai është ndaluar në Golem në afërsi të një vendi të quajtur Rruga me plepa. Aty është prangosur nga BKH dhe është shoqëruar në polici.

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim pas një kërkese të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të një hetimi ku ai dyshohet se qëndronte në krye të një grupi kriminal.

Sipas dyshimeve të ngritura nga hetuesit, grupi kishte përdorur konkurrencën e pandershme, presionet dhe ndikimin për të paracaktuar procedurat e tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Çështja ka përfshirë edhe drejtues të institucionit. Drejtuesja e AKSHI-t dhe zëvendësja e saj ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në kuadër të të njëjtit hetim.

Me arrestimin e Agasit, autoritetet pritet të vijojnë procedurat për verifikimin e akuzave dhe të rolit që ai dyshohet se ka pasur në skemën e hetuar nga SPAK.

Të gjithë personat e përfshirë në hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit