Transmetuar më 26-08-2026, 16:42

Rama zhvilloi takime me qytetarë në Tushemisht, pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së. Një qytetar e krahasoi kryeministrin me Skënderbeun dhe i tha se ai do ta shpëtojë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi më 23 dhe 24 gusht një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në Tushemisht të Pogradecit.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama u takua edhe me disa qytetarë, mes tyre të moshuar që kishin pritur për disa orë për të biseduar me kreun e qeverisë.

Gjatë takimit, një prej qytetarëve iu drejtua Ramës me tone entuziaste, duke e krahasuar me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe duke i shprehur besimin se ai do ta “shpëtojë” Shqipërinë.

Rama, nga ana tjetër, e kundërshtoi krahasimin, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë të “shpëtohet”.

Qytetari: Ku je o “Skënderbeu” i Shqipërisë? Ku je?

Rama: Lëre, ç’Skënderbe jam unë…

Qytetari: Skënderbeu je! Ti do ta shpëtosh vendin tonë.

Rama: Vendi është i shpëtuar, nuk ka nevojë për shpëtim.

Qytetari: Jo, nuk është i shpëtuar, ka ca ferra të egra.

Pamjet e takimit janë publikuar këtë të mërkurë dhe kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit