Transmetuar më 26-08-2026, 14:54

Një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare në banesën ku jetonin në Dijalampi të Rodopit, Greqi.

Çifti, me origjinë nga Shqipëria, kishte tre fëmijë, dy të rritur dhe një 16-vjeçar. Njëri prej fëmijëve njoftoi autoritetet për ngjarjen.

Pas vrasjes, 53-vjeçari ka konsumuar naftë në përpjekje për t’i dhënë fund jetës, raportojnë mediat greke.

Ai u transportua në spital, ku vijon të marrë trajtim. Në vendngjarje, policia ka sekuestruar dy thika, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në kuadër të hetimit.

Sipas informacioneve paraprake, në vitin 2022 mes çiftit ishte regjistruar një tjetër incident në Heraklion të Kretës.

Gruaja kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim, ndërsa ai ishte arrestuar dhe ishte dërguar përpara prokurorit kompetent.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit