

Gjykata e Vlorës ka rrëzuar kërkesat e mbrojtjes dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Kosovën, i njohur gjerësisht në ambientet kriminale me nofkën “Visi i Garave”.
40-vjeçari u arrestua pak ditë më parë në zonën e Palasës, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht bashkëshorten e jo. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Gjatë kontrolleve të mëvonshme të ushtruara në banesën e tij në Tiranë, autoritetet zbuluan gjithashtu dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.
E kaluara kriminale e Elvis Kosovës
"Visi i Garave" është një emër i njohur për organet e zbatimit të ligjit, pasi emri i tij është lidhur me disa ngjarje të bujshme gjatë viteve të fundit:
Në verën e vitit 2025: Atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të banesës së tij, në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.
Në gusht të vitit 2024: Ai u ndalua nga policia pas hetimeve për vjedhjen me anë të mashtrimit të një automjeti luksoz të modelit Audi R8, me vlerë rreth 200 mijë euro, të sjellë fillimisht nga Gjermania nga një shtetas turk.
Çështja ndaj tij vijon nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






