Transmetuar më 25-08-2026, 22:44

Një operacion shpëtimi është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 51-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash.

Sipas burimeve, Fluturim Salobehaj, banues në fshatin Selitë të Mallakastrës, dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në terrenin e thepisur.

Familjarët e kanë gjetur të plagosur gjatë pasdites dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat, pavarësisht terrenit të vështirë malor, kanë arritur ta nxjerrin 51-vjeçarin nga humnera.

Fatmirësisht, 51-vjeçari ka mbijetuar, por ka pësuar disa fraktura.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit