Transmetuar më 25-08-2026, 22:35

Një zjarr me përmasa të mëdha është përhapur mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

Flakët janë shfaqur në një zonë malore me terren të thepisur, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Ekipet e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të vënë nën kontroll situatën.

Era e fortë që po fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të përparojë në sipërfaqe më të mëdha.

Në zonën e prekur nga zjarri ka kryesisht shkurre dhe bimësi të thatë, ndërsa në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti. Prania e tyre ka shtuar shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe të gjësë së gjallë.

Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës, ndërsa situata mbetet në monitorim për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe erës së fortë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit