Transmetuar më 25-08-2026, 22:22

DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në nivel kombëtar.

Gjatë fjalimeve në shesh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje edhe më masive për të fuqizuar reagimin e komunitetit. Përmes një apeli të drejtpërdrejtë, folësit kërkuan nga deputetët e zonës në Kuvend që të dalin në mbrojtje të banorëve dhe të votojnë kundër projektit që, sipas tyre, e kthen Divjakën dekada pas.

Protestuesit u shprehën të vendosur për të vijuar qëndresën deri në fund me synimin për të bllokuar miratimin e projektligjit në parlament. Ashtu si çdo natë, tubimi i mbrëmjes së 26-të u përmbyll me një marshim në rrugët kryesore të qytetit, ku banorët vijuan thirrjet kundër prishjes së autonomisë vendore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit