

Protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 87-të, ndërsa nga podiumi protestuesit vijuan thirrjet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë protestës, fjalën e mori një ish-oficer i Policisë, i cili u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimeve dhe të dalin në shesh për të kërkuar largimin e qeverisë.
Në fjalën e tij, ai e cilësoi mobilizimin qytetar si mënyrën e vetme për të larguar atë që e përshkroi si “klikë” që, sipas tij, ka qeverisur dhe ka dëmtuar vendin për më shumë se 36 vjet.
“Ka vetëm një zgjidhje. Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë, ejani në shesh. Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni”, deklaroi ai.
Thirrja u bë gjatë protestës së 87-të, e cila vijon të zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e qeverisë Rama, ndërsa tubimet vijojnë prej javësh në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






