

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët. Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur malor, që vështirëson aksesin e mjeteve dhe forcave në zonën e zjarrit.
Situatën e komplikon edhe era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe rrit rrezikun që vatra të zgjerohet në sipërfaqe të tjera.
Në zonën e prekur nga zjarri ka kryesisht shkurre, ndërsa në malin e Shashicës ndodhen edhe disa stane me bagëti. Prania e tyre ka shtuar shqetësimin për sigurinë e gjësë së gjallë dhe për mundësinë e përhapjes së flakëve drejt këtyre zonave.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen, ndërsa pritet të vlerësohet në vijim përmasa e zjarrit dhe rreziku që ai paraqet për zonat përreth.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






