

Zjarrfikësit, policia dhe ambulanca u mobilizuan për ta nxjerrë nga humnera. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Fierit, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit
Një aksident serioz është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj, ku një 50-vjeçar ka rënë në një humnerë nga një lartësi që përllogaritet në rreth 50 metra.
I dëmtuari është Fluturim Salobehaj, i cili pas rënies ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Në zonë janë mobilizuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera dhe është nisur drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat që çuan në rënien e tij nga lartësia.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






