

Një kamion i tonazhit të mesëm është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën pranë Laçit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi, të cilat kanë mbuluar zonën dhe kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe të lëvizin me kujdes, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. Pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe shkakun e incidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






