

Identifikohet viktima e dytë e aksidentit tragjik të regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Golem, ku humbën jetën dy persona.
Policia njoftoi se viktima e dytë është Oldion Tusha, 42 vjeç, banues në Mirditë. Ai udhëtonte në të njëjtin motomjet me 44-vjeçarin Elton Luzati, i cili dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 00:20, në një rrugë dytësore në zonën e plazhit të Golemit.
Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe, në rrethana që po hetohen, është përplasur me bordurën e rrugës. Përplasja rezultoi fatale për të dy personat.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar të plotë dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e dy jetëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






