Transmetuar më 25-08-2026, 13:49

Durrës – Është identifikuar edhe personi i dytë që humbi jetën gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Golem, konfirmon noa.al nga burime zyrtare të policisë së Durrësit.

Viktima është Oldion Tusha, 42 vjeç nga Mirdita.

"Lidhur me aksidentin me motor, ju bëjmë me dije se është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit", tha policia lokale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20 të ditës së sotme e martë 25 gusht 2026. Një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona, është përplasur me një bordurë në rrethana që ende po hetohen.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, 44 vjeç. Gjithashtu ndërroi jetë dhe pasagjeri në mjet me të i cili u identifikua pak më parë. /noa.al

Pamje në vendngjarje

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit