

Konflikti shpërtheu mbrëmjen e së hënës në rrugën “Eshref Frashëri”. Policia arrestoi një 37-vjeçar, sekuestroi pistoletën me fishekë dhe vuri nën hetim edhe personin tjetër
Tiranë – Një konflikt mes dy personave në Laprakë ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Tiranës, pasi njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 të mbrëmjes së 24 gushtit 2026, në rrugën “Eshref Frashëri”.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, së bashku me efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të neutralizuar konfliktin.
Nga veprimet hetimore dhe operacionale u arrestua në flagrancë I. K., 37 vjeç, banues në Krujë.
Sipas Policisë, 37-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një pistolete që e mbante pa leje A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit, së bashku me krehrin dhe fishekët.
Ndërkohë, edhe 47-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






