

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi mbrëmjen e kaluar në një familje në Lushnje, 45-vjeçari Florjan Dalladaku ka goditur për vdekje me sqepar nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain. Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin lokal, ndërsa detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e fqinjëve të familjes.
Sipas banorëve të zonës, familja njihej si e qetë dhe punëtore, por autori i dyshuar vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe dispononte kartelë mjekësore. Një prej fqinjëve ka deklaruar se 45-vjeçari kishte shfaqur sjellje problematike dhe konflikte të mëparshme brenda familjes, ndërsa pak kohë më parë ishte trajtuar në institucionet e specializuara në Elbasan për shkak të gjendjes së tij mendore. Autoritetet policore po vijojnë hetimet e thelluara për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






