Transmetuar më 25-08-2026, 09:54

Një situatë e rënduar trafiku është krijuar përgjatë Rrugës së Kombit, ku drejtuesit e mjeteve po përballen me pritje që zgjasin nga 40 minuta deri në një orë. Radhët e gjata dhe kilometrike janë shënuar kryesisht pranë mbikalimit të Rrëshenit, zonë në të cilën infrastruktura rrugore pëson ngushtim nga katër në dy korsi.

Vonesat e theksuara në qarkullim kushtëzohen nga vetë profili teknik i aksit, ku segmenti nga Rrësheni deri në Milot operon me dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, deri në pikën kufitare të Morinës, është e ndërtuar me katër korsi. Fluksi i lartë i automjeteve drejt Tiranës lidhet ngushtësisht me përfundimin e pushimeve dhe largimin e diasporës nga vendet e rajonit drejt shteteve të Europës perëndimore ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, në këtë nyje kyçe të trafikut është konstatuar mungesa e patrullave të Policisë Rrugore për të ndërhyrë në menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit