

Gjatë 24 orëve të fundit, territori i vendit është përfshirë nga 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 të tjera janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar mbi 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë me 70 efektivë, mjete të rënda dhe 3 helikopterë.
Tre vatrat kryesore që vijojnë të jenë aktive ndodhen në Malin e Dajtit, në Ballenjë të Dibrës dhe në Qafën e Helmës në Bulqizë. Autoritetet konfirmojnë se terreni është i vështirë dhe shkëmbor, por deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, situata paraqitet e përmirësuar në qarkun e Pukës, ku vatrat në Tërbun, Gojan dhe Gjegjan janë shuar plotësisht pas ndërhyrjeve intensive nga ajri dhe toka. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





