

Golem, 25 gusht 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në motomjet.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktimat janë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Elton Luzati, 44 vjeç, dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet për identifikimin e pasagjerit që humbi jetën në aksident.
Golem/Informacion paraprak
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






