Transmetuar më 25-08-2026, 00:00

Burri që akuzohet se vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë babanë, është i sëmurë mendor dhe jetonte në një shtëpi me me prindërit.

Florian Dalladaku,  45 vjeç, banues në fshatin Zhymë në njësinë administrative Krutje të bashkisë Lushnjë, është personi që shihni në foto dhe akuzohet për krimin në familje.

Dalladaku dyshohet se ekzekutoi nënën e tij Fanie Dalladaku 80 vjeçe dhe më pas iu sul edhe të atit, Hasan Dalladaku 77 vjeç, duke e plagosur rëndë.

I moshuari u dërgua në spitalin e Lushnjës, por gjendja e tij ishte kritike ndaj e nisën për në Tiranë, duke qenë me shenja jete.

Çfarë ndodhi sonte

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Familja ishte në shtëpi dhe në një moment të paqartë, Florian ka marrë një sqepar dhe i është sulur prindërve.

Menjëherë më pas ka marrë arratinë duke u larguar në drejtim të paditur.

Megjithatë, një orë më vonë ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua pa rezistencë, raporton noa.al.

Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier, tha policia.

Burime policore bëjnë me dije se 45-vjeçari dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Policia pohoi se pas ngjarjes, forca të shumta rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, pasi ai paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Noa.al mëson se burri u gjet pranë Spitalit Memorial, Fier.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit