

TIRANË – Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 86-të përpara Kryeministrisë, ku një konflikt mes dy personave përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrjen e Policisë.
Sipas pamjeve të siguruara, konflikti dyshohet se ka nisur mes një burri dhe një gruaje, të cilët janë pjesë e së njëjtës familje.
Pas një debati verbal, gruaja dyshohet se e ka pështyrë burrin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke i hedhur një shishe me ujë dhe më pas duke e goditur me bërryl.
Situata është përshkallëzuar më tej, teksa burri dyshohet se e ka goditur gruan me shkop.
Efektivët e Policisë që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë menjëherë për të ndaluar konfliktin. Burri është shoqëruar në Komisariatin Nr. 1, ku pritet të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur përpara Kryeministrisë vijonte protesta e 86-të e qytetarëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






